Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se sot, rreth orës 16:00, është pranuar informacioni lidhur me një rast të sulmit fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli.
Në njoftim thuhet se menjëherë pas pranimit të informacionit, Prokurori kujdestar ka ndërmarrë veprimet e nevojshme procedural dhe ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve hetimore me qëllim të identifikimit të lokalizimit të personave të dyshuar, si dhe për sigurimin e provave relevante.
Aktualisht, organet e rendit jane dukë zhvilluar hetime intensive në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit. Për shkak të fazës së hershme të hetimit dhe me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit, në këtë fazë nuk mund të ofrohen detaje shtesë.
“Prokuroria mbetet e përkushtuar për trajtimin me prioitet të këtij rasti dhe për garantimin e një hetimi të shpejtë, të paanshëm dhe profesional, në përputhje me ligjin. Për çdo zhvillim të mëtejmë, opinioni publik do të njoftohet me kohë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Gramos Krasniqi “Mossi” dhe disa të tjerë sulmojnë gazetarin Burim Pacolli
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit
Lista Serbe nuk është e pranishme në seancë