Ivan Rakitici i Barcelonës beson se bashkëlojtari i tij te Kroacia dhe rivali i tij në Real Madrid, Luka Modric, e meriton të fitoj Topin e Artë si lojtari më i mirë në Kampionatin Botëror.
Loja nga Modric ka qenë vendimtare për Kroacinë që ka arritur për herë të parë në një finale të Kampionatit Botëror, ku ata do të përballen me Francën, transmeton portali arbresh.info.
Rakitic ka lënë pas rivalitetin te niveli me klube duke zgjedhur performuesin më të mirë në Rusi.
“Duhet të jetë një kroatë dhe kapiteni jonë Modric e meriton këtë”, ka thënë ai në një konferencë për media. “Jam i sigurt që FIFA do e zgjedh atë, ndërsa kroatët e tjerë do të jenë në njëmbëdhetshen më të mirë”
“Megjithatë, ne nuk e duam këtë. Ne thjeshtë e duam Kampionatin Botëror”
Takimi mes Francës dhe Kroacisë zhvillohet nesër duke filluar nga ora 17:00./arbresh.info/
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...