Ivan Rakitic mund të largohet nga Barcelona nëse klubi nënshkruan me mesfushorin Philippe Coutinho.
Ylli i Kroacisë, Rakitic nuk dëshiron të luaj si një lojtar i dorës së dytë ndaj brazilianit në Camp Nou duke lënë të hapur opsionin për transferim te Liverpooli në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.
Rakitic mbush 30 vite në mars dhe sigurisht se do të jetë në linjë për një lëvizje tjetër të madhe në karrierën e tij.
Padyshim, Liverpooli mund të jetë i interesuar, megjithëse është vënë në pyetje se si mund të përshtatet në stilin e trajnerit Jurgen Klopp.
Chelsea dhe Manchester United mund të jetë gjithashtu klube të përshtatshme për yllin kroat./arbresh.info/
KDI kërkon qartësim nga Gjykata Kushtetuese për zhvillimet i...
Kurti: Kemi 60 ditë kohë për ta zgjedhur presidentin
Pse nuk e rikandiduan Osmanin? Kurti: E kemi ditur që nuk e ...
Deklarata e Osmanit për njerëz të papërgjegjshëm e të rrezik...
Kurti: Dekreti i Osmanit nuk është kushtetues, na e pamundës...
Kurti: Nuk mund të flasim për zgjedhje të reja, pa e thënë f...