Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic thuhet se ka ndarë mendjen e largimit nga Camp Nou dhe transferimin te klubi i ri gjatë afatit kalimtar të janarit.
Ylli kroat nuk po luan rregullisht këtë sezon pasi vendi i tij tashmë është zënë nga dyshja e talentuar, Frenkie de Jong dhe Arthur Melo

Paraqitjet e tij të pakta kanë bërë që Rakitic të mendoj largimin në Barcelona në afatin e janarit, edhe pse një kohë e mohonte një gjë të tillë.
Sipas mediumit italian Calciomercato, kroati ka bërë Juventusin destinacionin e tij të preferuar në afatin janarit.
Juventusi ka qenë të etur për të nënshkruar me reprezentuesin e Kroacisë që nga vera dhe ende po e ndjekin atë.
Ndërsa Inter është gjithashtu i interesuar për ta nënshkruar atë, por Rakitic thuhet se ka vendosur Juventusin, të cilët pritet të largojnë një nga mesfushorët e tyre për t’ia bërë një vend yllit kroat.
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit