Mino Raiola insiston se Paul Pogba nuk ka bërë asgjë të keqe dhe Manchester Unitedi është njoftuar për dëshirën e tij që të largohet nga Old Trafford.
Agjenti Italian ka dhënë një intervistë për talkSport, duke thënë se mesfushori e ka njoftuar me kohë klubin anglez se dëshiron një aventurë të re.
“Lojtari (Pogba) nuk ka bërë asgjë të keqe. Ai ka qenë gjithmonë i respektueshëm dhe profesional në të gjitha mënyrat”, ka thënë Raiola për talkSport.
Mino Raiola (Foto: Alexander Hassenstein/Getty Images/Guliver)
“Është e turpshme përse disa persona kanë dëshirë vetëm të kritikojnë pa pasur informata dhe më vjen keq se përse klubi nuk e shikon anën pozitive të gjërave”.
“Shpresoj që së shpejti të gjendet një zgjidhje për të gjitha palët dhe të lëvizim tutje. Sa më shumë që ngatërrohemi, aq më shumë i shkaktojmë probleme vetes”, ka shtuar më tej agjenti italian.
Juventusi dhe Real Madridi janë në garë për shërbimet e 26-vjeçarit, derisa Bianconerët po bisedojnë me Raiolan edhe për Matthijs de Ligtin nga Ajaxi. /Telegrafi/
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...