Agjenti i sulmuesit të Borussia Dortmund, Erling Haaland këmbëngul se ai ende mund t’i bashkohet Barcelonës.
Pavarësisht vështirësive aktuale financiare të Barçës, agjenti, Mino Raiola thotë se Haaland do të ishte i gatshëm të priste për katalanasit.
“A mund të presë Haaland për Barcelonën? Haaland mund të presë për të gjithë. Ne nuk kemi një paramarrëvëshje me asnjë klub. Ne do të kërkojmë opsionin më të mirë dhe nuk e përjashtoj një vit tjetër në Dortmund, teorikisht kjo është ende e mundur”, tha ai për “NOS”.
“Barcelona do të mbetet gjithmonë një nga klubet më të mëdha në botë pavarësisht situatës aktuale. Pas një ose dy vitesh ata do të kthehen”.
“Barcelona ka fuqinë për të krijuar marrëveshje të mëdha ekonomike. Atyre u duhen vetëm një ose dy vjet për t’u kthyer”, përfundoi ai./Arbresh.info
The Athletic: Granit Xhaka transferimi më i goditur i sezoni...
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...