Rahovecit i ikën fitorja nga duart – Bashkimi triumfon pas vazhdimeve në “Mizahir Isma”

21:51 | 9 Mars 2026
D.H

Nënkampioni i Kosovës, Bashkimi ka arritur një fitore me shumë mund ndaj Rahoevecit 029 në kuadër të xhiros së 23-të në elitën e basketbollit kosovar. Prizrenasit fituan vetëm pas vazhdimeve ndaj skuadrës së fundit në tabelë me rezultat 88-93.

‘Vreshtarët’ e nisën takimin më mirë duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi dyshifrore 51-41, shkruan Arbresh.info.

Por Bashkimi pati tjetër fytyrë në pjesën e dytë dhe gjatë çerekun të tretë afroi epërsinë në 2 pikë. Teksa në periudhën e fundit, saktësisht në sekondat e pati mundësinë ta fitoj krejt ndeshjen por Rahoveci barazoi me një treshe të Mccormick.

Gjatë vazhdimeve më të koncentruar u treguan mysafirët dhe arritën një fitore prej pesë pikësh.

Më i dalluari në triumfin e portokallezinjëve ishte Riley me 26 pikë, pas tij u dalluan edhe Lejson Zeqiri e Shorter me nga 14 sosh.

Tek Rahoveci 029 u dalluan dyshja Mccormick e Pullian. I pari luajti me 30 pikë, kurse i dyti me 21 sosh, por të pamjaftueshme për ta shmangur humbjen.

Bashkimi me këtë triumf arrin fitoren e 16 teksa ka edhe shtatë humbje, ndërsa Rahoveci nuk shfrytëzon gabimin e Vëllaznimit dhe mbetet e fundit me shtatë fitore e 16 disfata.

Xhiron e ardhshme, Bashkimi e pret Trepçën kurse Rahoveci 029 takohet me Sigal Prishtinën./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale