Ragip Xhaka, babai i Granit Xhakës ka zbuluar sonte pse djali i tij nuk ka luajtur tek Shqipëria ose tek Kosova.
Ai theksoi se nuk kanë gjetur dakordim me Shqipërinë.
Sa i përket kombëtares së Kosovës, Xhaka theksoi se FIFA nuk e ka lejuar Granitin të bashkohet me “Dardanët”.
“Kam pas kontakt me Shqipërinë dhe një mospajtim, nuk erdhëm deri aty. Sa i përket Kosovës e kemi ditur që nëse luajmë në kampionat evropian është e pamundur të luajmë për Kosovën. Ne e kemi çu në FIFA një letër pa ndihmën e askujt, me anë të një avokat. Letra është kthyer, tema është e mbyllur shkaku i kampionatit evropian që i kanë luajtur dhe ajo është mshel”, tha fillimisht Ragip Xhaka.
“Kritikat pas asaj ndeshje kanë ardhë, mua si prind dhe krejt familjes tonë. Nuk e ndi vetëm fajtorë, jam krenar për atë që e kemi bë për Zvicrën e Kosovën. Edhe pse luan Graniti në Zvicër, asnjëherë nuk e kemi harruar kombëtaren e Kosovës”, përfundoi Ragip Xhaka.
E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...