Ragip Xhaka ka reaguar përmes një letre publike, duke sqaruar festën e djalit të tij, Granit Xhakës me shqiponjë në ndeshjen ndaj Serbisë.
Xhaka në këtë reagim ka ripërsëritur se festimi i Granitit dhe Shaqirit nuk ishte për të provokuar kundërshtarin.
Ai falënderoi popullin shqiptar për iniciativën për të mbledhur paratë, duke thënë që ky gjest, jo për shumën financiare, por për kuptimin e thellë, ka kthyer 20 mijë fish gëzimin që na dhanë Graniti e Xherdan Shaqiri atë natë.
Më poshtë e keni letrën e plotë të Ragip Xhakës pa ndërhyrje të redaksisë.
“Shenja e shqiponjes eshte si nje tatuazh i gezimit te shqiptareve ne festa, ne dasma, ne koncerte, ne ndeshje futbolli dhe nuk ka brenda asnje urrejtje apo madje asnje lidhje me te tjeret, po eshte thjesht nje shenje dalluese qe shqiptaret e njohin menjehere e nuk kane nevoje per shpjegime! Prandaj edhe jemi shume te cuditur me reagimin e atyre qe e perjetuan shenjen tone si ofensive per ta apo atyre qe e trajtuan si gjest politik! Por nuk jemi aspak te cuditur me solidaritetin e shume shqiptareve qe jane ndjere keq nga keqinterpretimet e shenjes dhe kane marre pjese ne iniciativen e Edi Rames per te kontribuar simbolikisht per gjoben e padrejte qe na u vu! I falenderojme shume jo per shumen, po per faktin qe na kthyen 20 mije fish gezimin qe u dhame me shenjen e shqiponjes pas golave!”.
E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...