Rafael Leao shërohet nga koronavirusi, rikthehet në stërvitje të AC Milan-it

17:04 | 21 Shtator 2020

Sulmuesi i AC Milan-it, Rafael Leao është shëruar nga koronavirusit dhe është rikthyer në stërvitje.

Portugezi nuk ishte pjesë e stërvitjeve parasezonale sepse ishte prekur nga Covid-19 gjatë pushimeve të verës, transmeton portali arbresh.info.

Pas afër një muaji, Leao është rikthyer në stërvitje dhe këtë e ka konfirmuar përmes një foto në Instagram.

Sidoqoftë, ai nuk është stërvitur këtë sezon, andaj duhet të rikthehet në formë.

Leao nuk do jetë pjesë e skuadrës për përballjen ndaj Bologna-s, ose kundër fituesit të ndeshjes Bodo – Glimt, në kuadër të raundit të tretë eliminues të Evropa Ligës.

Skuadra e AC Milan-it për përballjen ndaj Bologna-s:A Donnarumma, G Donnarumma, Tatarusanu; Calabria, Duarte, Gabbia, Theo Hernandez, Kalulu, Kjaer, Laxalt; Bennacer, Calhanoglu, Brahim Diaz, Kessie, Krunic, Paqueta, Saelemaekers, Tonali; Castillejo, Colombo, Ibrahimovic, Maldini, Rebic./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara