Mesfushori belg, Radja Nainngolan, ka arritur marrëveshje me Interin, që të transferohet nga Roma, raportohet në mediat italiane.
Interi i cili ishte i interesuar edhe sezonin e kaluar për shërbimet e 29 vjeçarit, tashmë ka arritur ta bindë me ndihmën e trajnerit, Luciano Spalleti, i cili kishte punuar me të sa ishte në Romë.
‘Bisha’ siç njihet në Serie A ka refuzuar po ashtu një kalim te Chelsea, për të qëndruar në futbollin italian.
Nainggolan sezonin e kaluar ishte mesfushori më efikas dhe u shpallë mesfushori më i mirë i kampionatit.
Megjithatë, Interi duhet të arrijë marrëveshje edhe me Romën, e cila ka vendosur një çmim prej 50 milionësh për belgun.
Nainggolan edhe pse kaloi një super sezon me Romën, nuk u ftua nga kombëtaraje belge për në botërorin ‘Rusia 2018’, i cili fillon më 14 qershor.
Mos ftuarja e tij në kombëtare, ka shkaktuar reagime të shumta në botën e futbollit, por vendimi i Roberto Martinez nuk ndryshoi dhe mesfushori e pranoi.
Nainggolan më pas u pensionua nga kombëtarja belge. /arbresh.info/
https://www.facebook.com/BleacherReportFootball/photos/a.547818538613953.1073741828.544392522289888/1962427393819720/?type=3&theater
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...
Lëvizja Vetëvendosje mban sonte tubimin përmbyllës zgjedhor ...
KQZ mban tri konferenca për media gjatë ditës së votimit në ...
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...