Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar kërkesën e Federatës së Xhudos për mbështetje financiare për realizimin e aktiviteteve sportive.
Qeveria e Kosovës ka ndarë sot 143 mijë euro për Federatës e Xhudos.
I pari i Qeverisë, Ramush Haradinaj, ka thënë se këto mjete të ndara për xhudistët kosovarë, janë marrë nga kategoria e mjeteve rezervë.
Kryeministri shtoi tutje se nuk ka investim më të mirë për këtë sektor, pasi që shumica prej xhudistëve janë garues olimpik.
Këto mjete të ndara nga Qeveria e Kosovës, vijnë si reagim i Driton Kukës, që deklaroi se futbolli po financohet më shumë se xhudo.
Vlen të ceket se Haradinaj kishte ndarë javë më parë 500 mijë euro për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll, pas kalimit në fazën e play-offit të Ligës së Kombeve.
Përleshje midis deputetëve të Erdoganit dhe anëtarëve të opo...
Çmimi i arit arrin vlerë rekorde
Kurti: Forcim i kapaciteteve të Mbrojtjes Ajrore të Policisë...
Durmishi takon Myftiun e Kosovës, falënderon për kontributin...
Naim Berisha zgjidhet drejtor i Institutit Albanologjik
Një qytetareje i keqësohet gjendja në Trafikun Urban, mbërri...