Ishte vetëm 13-vjeçar, kur Kledi Makolli kishte filluar të merrej seriozisht me sportin e notit, e tani mbanë dy rekorde shtetërore të Kosovës.
Fjala është për 16 vjeçarin, Kledi Makolli.
Kledi një djalë i ri nga Prishtina, i dashuruar në sportin e notit, vitin e kaluar kishte përfaqësuar shtetin e Kosovës në garat ballkanike, të cilat u zhvilluan në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
Së bashku me ekipin e tij, kishin arritur të fitojnë medaljen e artë, raporton Arbresh.info.
Makolli së bashku me grupin, aktualisht mbajnë dy rekorde shtetërore në kategorinë e moshës së tyre, në disiplinën ku përfshihen katër garues, 4 herë 50 metra stil i lirë dhe 4 herë 50 metra Mdeley.
Makolli, na tregon se cilat do të jenë garat e ardhshme ku ai dhe ekipi i tij do të marrin pjesë si dhe sa janë të gatshëm të jenë triumfues në ato gara.
Ëndrra e çdo sportisti, padyshim është që të arrijnë normën olimpike, andaj edhe ëndrra e Kledit është që të mbërrijë këtë normë dhe të jetë një përfaqësues i ndjenë i shtetit të Kosovës në Lojërat e mëdha Olimpike.
Djaloshi nga Prishtina inspirimin e tij e gjen tek notarët botërorë, andaj na tregon se cilët janë ata notarë, të cilët e motivojnë që të vazhdojë të merret me sportin e notit.
Noti nuk është vetëm një sport për Kledin. Qetësinë e tij, ai e gjen pikërisht nën ujë, duke na treguar se gjithmonë kur është orari për ushtrimet, ai vazhdon drejt pishinës me kënaqësinë dhe vullnetin më të madh. /Arbresh.info/Kasim Gërbeshi/
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...