Skuadra nga Azerbajxhani, Qarabag ka shkaktuar një prej befasive më të mëdha në natën e parë të Ligës së Kampionëve.
Azerët fituan me rikthim 3-2 ndaj Benficas, pasi ishin duke humbur 2-0, ata gjetën forcën dhe me një rikthim sensacional në pjesën e dytë arritën të marrin tri pikë të arta, shkruan Arbresh.info.
Fillimisht, portugezët e nisën takimin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar dy gola të shpejtë për vetëm 16 minuta.
Mirëpo, rikthimi i madh i Qarabagut nisi në minutën e 30-të, ku me një gol të Andrade fillimisht u rikthyen në lojë.
Më pas me të nisur pjesa e dytë Duran barazoi për 2-2. Rikthimi i çmendur ndodhi katër minuta para fundit të takimit ku Kashchuk shënoi për 2-3.
Kështu ata arritën tri pikë të mëdha dhe lanë gjurmë të mëdha, me këtë rikthim.
Kujtojmë se kjo skuadër eliminoi Shkëndijën në rrethin e parafundit të kualifikimeve për Ligë të Kampionëve, teksa biletën e arritën pasi mposhtën Ferencvarosin e Hungarisë.
Ndeshjen e radhës Qarabagu e luan ndaj Copenhagenit në shtëpi, dhe synohet tre pikë të tjera./Arbresh.info
Një 53-vjeçare humbi jetën nga zjarri në një shtëpi në Malis...
Rasti i rëndë në Dragash: I dyshuari për vrasjen e nënës thu...
Ish-shefi i NATO thirrje Evropës: Vendosni një “vijë të paka...
Rihapja e kutive të 28 dhjetorit, rinumërohen 832 vendvotime
Tragjike në Restelicë të Dragashit: Djali dyshohet se vrau n...
“Thellësisht e nderuar”, Osmani merr ftesë nga Trump për Bor...