Gazmend Sinani, njëri nga basketbollistët më të mirë të Kosovës, ka ndërruar jetë.
Reprezentuesi 27-vjeçar i Kosovës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës, shkruan portali arbresh.info.
Ngushëllime për familjen e Sinanit, shoqërinë dhe basketbolldashërit kanë ardhur edhe nga ish klubi i tij – KB Prishtina.
“Pusho i qetë, kampion!”, shkruan KB Prishtina në llogarinë e tyre në rrjetin social Facebook.
“Me pikëllim të madh morëm lajmin e hidhur se -ish lojtari i akademisë tonë i cili dha kontribut të papërshkrueshëm në fitore të shumta të titujve të kampionit, Gazmend Sinani, tragjikisht ndërroi jetë mbrëmë në Gjakovë”
“KB Prishtina ngushëllon familjen Sinani dhe të gjithë shoqërinë dhe basketbolldashësit”
“Pusho i qetë, Gaz”
Varrimi i Gazmend Sinanit bëhet sot në varrezat e qytetit të Prishtinës duke filluar nga ora 18:00./arbresh.info/
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...
Arrestohet në Rozhajë i dyshuari për vrasjen e trefishtë në ...
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...