Kosova A (femrat) pritet të marrë pjesë në FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla, që do të organizohet në vitin e ardhshëm në Nicosia të Qipros prej 15 deri më 20 Qershor.
Formimi dhe pjesëmarrja në garat ndërkombëtare, është një motivim i madh për vashat e reja që kanë ëndërruar të përfaqësojnë vendin në arenën evropiane.
Njëra ndër to është edhe Dea Pushkolli, e cila luan në SHBA.
“Padyshim që është një vendim shumë i mirëpritur dhe lajm i mirë formimi dhe përfaqësimi në garat ndërkombëtare. Një sukses i FBK-së dhe një hap i rëndësishëm për basketbollistet e Kosovës.
Do të jetë një shtytje për vajzat e reja që të punojnë më shumë. Fillimisht do të jetë sfiduese për të arritur suksese, por nëse do të ketë përgatitje konsistente profesionale dhe përkrahje institucionale, suksesi gradualisht nuk do të mungoj”, është shprehur Pushkolli për faqen zyrtare të FBK-së.
Në FIBA Kampionatin Evropian për Shtetet e Vogla-Femrat në vitin 2020 janë paraqitur për të garuar: Andorra, Qipro, Gjibraltari, Irlanda, Luksemburgu, Malta dhe Norvegjia, por që u anulua për shkak të pandemisë Covid-19. Regjistrimi i shteteve për pjesëmarrje në FIBA Kampionate Evropiane në FIBA Europe do të bëhet si zakonisht, pra ndërmjet muajve Shtator/Tetor 2020.
FIBA Evropa ka kërkuar nga të gjitha Federatat Nacionale që të regjistrojnë ekipet e tyre për vitin 2021, pasi regjistrimet e paraqitura për vitin 2020 nuk do të merren parasysh./arbresh.info.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës