Publikohet pamje nga dëmtmi i vetullës së Mbappes

15:53 | 12 Prill 2026
D.H

Kylian Mbappé ishte një nga figurat kryesore në ndeshjen ku Real Madrid barazoi 1-1 ndaj Girona të premten e kaluar.

Në minutat e fundit të takimit, sulmuesi francez kërkoi penallti pas një goditjeje nga Vitor Reis, por gjyqtari nuk akordoi asgjë, ndërsa as VAR-i nuk ndërhyri për të ndryshuar vendimin. Si pasojë e kontaktit, Mbappé përfundoi me gjak në vetull, por kjo nuk ndikoi në vendimin e arbitrave.

Ky moment ka shkaktuar reagime të ashpra nga tifozët e Real Madridit, të cilët kanë drejtuar kritika ndaj gjykimit, duke pretenduar se vendimet arbitrare po shkojnë vazhdimisht në dëm të klubit madrilen.

Ndërkohë, Mbappé nuk është stërvitur sot në Valdebebas për shkak të masave paraprake dhe shqetësimeve në vetullën e dëmtuar. Ai ka publikuar edhe në rrjetet sociale gjendjen e plagës pas ndeshjes ndaj Gironës.

Mësohet se sulmuesi ka marrë tre qepje në vetull, megjithatë nuk pritet të mungojë në përballjen e rëndësishme ndaj Bayern Munich, që zhvillohet të mërkurën e ardhshme./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale