Sezoni i rregullt i Superligës së Kosovës në basketboll ka përfunduar këtë vikend dhe tashmë edicioni ka hyrë në fazën më të rëndësishme të garave në play-off.
Ditën e sotme Federata e Basketbollit të Kosovës ka publikuar orarin e ndeshjeve dhe datat nga çerekfinalet deri tek finalja e madhe, shkruan Arbresh.info.
Fillimisht në çerekfinale do të përballen Sigal Prishtina – Vëllaznimi dhe Golden Eagle Ylli – Peja.
Bashkimi si liderë dhe Trepça nga pozita e dytë play-offin nga gjysmëfinalja.
Fituesi i ndeshjes mes Prishtinës dhe Vëllaznimit takohet me Trepçën në gjysmëfinale, kurse triumfuesi i ndeshjes Ylli – Peja takohet me Bashkimin.
Çerekfinalet nisin me 9/10 prill kurse ndeshjet e dyta do të luhen me 12/13 prill. Nëse ka nevojë për ndeshje të treta ato zhvillohen me 16-17 prill.
Gjysmëfinalet janë paraparë të fillojnë me 19/20 prill kurse finalja nga e mërkura e 7 majit.
Trepça është kampione në fuqi e Superligës së Kosovës në basketboll./Arbresh.info
Putin shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkë...
Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk ës...
Dy komisione parlamentare mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës
Kuvendi mblidhet sot, ky është rendi i ditës
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...