Kombëtarja e Kosovës U21 ka mësuar sot kundërshtarët, por edhe orarin për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Evropian 2027 që do të mbahet në Shqipëri dhe Serbi.
Dardanët e Afrim Tovërlanit janë shortuar në grupin A, ku në grup është Spanja si kundërshtari më i vështirë, por edhe Rumania dhe Finlanda, si dy ekipe të forta.
Qipro dhe San Marino konsiderohen si kundërshtarë më të lehtë në letër, ku Kosova do të kërkojë maksimumin e pikëve.
Ndeshja e parë e Kosovës U21 do të luhet në udhëtim te Rumania me 5 shtator 2025, ndërsa pas katër ditëve e pret Spanjën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
Përballja e tretë luhet gjithashtu si vendas ndaj San Marinos më 14 tetor 2025, teksa më 14 nëntor udhëton te Qipro dhe me datë 18 luan në udhëtim te Finlanda.
Takimet kthyese fillojnë duke pritur Rumaninë me 27 mars 2026 dhe 31 mars në udhëtim te Spanja.
Pastaj udhëtojmë drejt San Marinos me 25 shtator dhe e presim Qipron me 30 shtator dhe Finlandën me 6 tetor 2026 për të mbyllur kualifikueset për Euro 2027.
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...