Selektori i Kombëtares së Kosovës, Bujar Qerimi ka shpallur të martën listën me emrat e hendbollistëve në të cilët llogarit për dy ndeshjet me Bosnjë-Hercegovinën. Kombëtarja jonë e pret Bosnjë-Hercegovinën më 8 mars në Prishtinë, ndërsa ndeshja tjetër me boshnjakët është më 12 mars në Tuzlla.
Kosova e Bosnjë-Hercegovina janë në Grupin 7 të kualifikimeve për Euro 2024. Të dy Kombëtaret i kanë humbur ndeshjet e para, ndërsa ndeshjet e ndërsjella vlerësohen vendimtare për vendin e tretë, që mund të dërgojë në Evropian.
Synimi i Kombëtares sonë është vendi i tretë në grup, ndërsa shumë e rëndësishme vlerësohet ndeshja e 8 marsit në Prishtinë. Kombëtarja grumbullohet më 5 mars në Prishtinë. Selektori Qerimi ka ftuar 19 lojtarë në grumbullim. Ka të rikthyer e po ashtu emra të rinj. Janë kthyer kapiteni Valon Dedaj, Bujar Ramosaj e Shaban Zogaj, ndërsa Ardin Berisha e Elvir Muqa janë emra të rinj në Kombëtare. Mali i Zi dhe Sllovenia udhëheqin në grup me nga katër pikë.

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...