Publikohet formacioni e javës në Ligën e Kampionëve

18:09 | 13 Mars 2025
D.H

Liga e Kampionëve përfundoi ciklin e 1/8 së finales mbrëmë me katër sfidat e fundit ku ishin shumë interesante.

Gjatë ditës së sotme faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve ka publikuar 11-shen më të mirë nga paraqitjet e tyre në ndeshjet e dyta, shkruan Arbresh.info.

Nuk ka se si të mungojë në portë Donnarumma i cili ishte heroi i Parisit dhe priti dy penallti për ta siguruar kualifikimin e francezëve në çerekfinale.

Më tej Mendes i Parisit ishte në krah të majtë të mbrojtës i  cili e futi në “xhep” Salahun. Raul Asencio dhe Emre Can u përcaktuan në qendër të mbrojtjes. Kurse Dumfries në krahun e djathtë.

Mesfusha përbëhet nga De Paul, Pedri dhe Asensio. Treshja e sulmit është Sterling, Kane dhe Beier.

Tashmë janë përcaktuar edhe katër çerekfinalet e Ligës së Kampionëve ku Arsenali do të luaj me Real Madridin, Aston Villa do të ketë punë me Parisin, Barça përballet me Dortmundin kurse sfidë shumë interesante do të jetë ajo mes Interit dhe Bayernit.

Ndeshjet e para çerekfinale luhen me 8/9 prill./Arbresh.info

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom)

Shpërndaje në rrjete sociale