Paris Saint Germaini raportohet të ketë vendosur për të blerë sulmuesin Mauro Icardi nga Interi në formë të përhershme gjatë merkatos së verës së ardhshme.
Argjentinasi u transferua në Parc des Princes në ditën e fundit të afatit kalimtar muajin e kaluar pasi u bërë e qartë se nuk është pjesë e planeve të trajnerit të ri – Antonio Contes, transmeton portali arbresh.info.
Icardi ka bërë një fillim pozitiv në Paris duke shënuar shtatë gola brenda shtatë paraqitjeve në të gjitha kompeticionet.
Bazuar në Tuttomercatoweb, PSG do të shfrytëzojë klauzolën në marrëveshjen e Icardit që i lejon atyre të nënshkruajnë për sulmuesin për 70 milionë funta.
Thuhet se PSG do të rris përpjekjet për nënshkrimin me Icardin gjatë dhjetorit dhe janar në përpjekje për të shuar interesimit nga klubet e tjera për të./arbresh.info/
Barcelona në ndjekje të talentit të PSG-së
Begaj në 75-vjetorin e Aviacionit Ushtarak: Nga transformimi...
Thellohen përplasjet mes SHBA-së dhe Gjermanisë
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve
Tetë të lënduar në një aksident në Gllarevë
Vdes Astrit Dushi, figurë e njohur e mediave në Kosovë