Gleison Bremer është duke i vlerësuar si një nga mbrojtësit më të mirë këtë edicion në Serie A.
Qendërmbrojtësi brazilian ka shkëlqyer me fanellën e Torinos, duke qenë lider i kësaj skuadre.
Falë paraqitjeve fantastike, Bremer ka zgjuar edhe interesimin e skuadrave më të mëdha evropiane si Inter, Milan, PSG, Chelsea, Barcelona, Bayern Munich e Tottenham Hotspur.
Por duket se skuadra franceze Paris Saint Germain është favorite për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit të fuqishëm.
L’Equipe ka raportuar se drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo ka nisur kontaktet me Torinon për transferimin e brazilianit.
Torino e vlerëson 30 milionë euro kapitenin e ekipit, shumë që nuk përbën aspak problem për kampionët e rinj të Francës.
Gjithsesi mbetet të shihet nëse Bremer do të pranojë transferimin në PSG, ku dihet se aty konkurrenca është shumë e madhe pasi në pozitën e tij luajnë edhe emra si Sergio Ramos, Marquinhos e Kimbepembe.
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...
Nga i pari te i katërti diferenca vetëm tri pikë, ‘nxehet’ g...
Trafiku Urban falas për qytetarët më 17 shkurt