Paris Saint Germain ka mohuar raportet se dy yjet e saj ishin në klube nate dy ditë para ndeshjes së tyre kundër Barcelonës.
Disa raporte në Francë pohuan se Marco Verratti dhe Blaise Matuidi ishin duke bërë qejf në klube nate para ndeshjes tronditëse kundër gjigantit spanjoll që përfundoi me rezultat të përgjithshëm 6 me 5, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Paris Saint Germain ka lëshuar një deklaratë të ashpër duke mohuar këto raporte me pretendimin se ato po “gjykojnë profesionalizmin dhe klubin e tyre”.
Raportet nga mediat franceze pohonin se dyshja ishin së bashku me Rihannan, e cila ishte në kryeqytetin e Francës për të shfaqur linjën e saj të re të rrobave.
Agjenti i Verrattit ka thënë gjithashtu se akuzohet ishin “plotësisht false”./arbresh.info
OEAK: Gazi natyror amerikan, prioritet strategjik për Kosovë...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pritet nga Presidenti i ...
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...
Haxhiu nga Tivati: E ardhmja e Kosovës është në BE
Nis protesta për mbrojtjen e gjuhës shqipe para Ambasadës së...