Paris Saint Germaini raportohet t’i jetë bashkuar garës për sulmuesin e Red Bull Salzburgut, Erling Haaland.
19-vjeçari ka shënuar 20 gola brenda 13 paraqitjeve te Salzburgu këtë sezon, përfshirë gjashtë brenda tri ndeshjeve në Ligë të Kampionëve për skuadrën austriake, transmeton portali arbresh.info.
Manchester United, Manchester City, Juventusi, Barcelona dhe Real Madridi kanë shfaqur të gjithë interesim për sulmuesin adoleshent, i cili duket se do të largohet nga klubi aktual në fund të sezonit.
Megjithatë, bazuar në një raport nga Calciomercato, PSG i është bashkuar tani garës për reprezentuesin norvegjez për shkak se kampioni i Francës kërkon një zëvendësues afatgjatë të Edinson Cavani.
Haaland ka luajtur nën udhëheqjen e trajnerit të United, Ole Gunnar Solskjaer, në Molde para se t’i bashkohet Salzburgut në verën e vitit 2018.
Kontrata aktuale e tij në Red Bull Arena skadon në qershor të vitit 2023./arbresh.info/
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...
“Nëna të ka vdek ti viktimizohesh”, Labinoti akuzon Elijonën
Prokuroria jep detaje për vdekjen e 45-vjeçarit në QKUK
Ky është personi që humbi jetën në QKUK, ishte i dyshuar për...
Djali i Jakup Krasniqit kandidon sërish për deputet në zgjed...