PSG i është bashkuar garës për ta transferuar portierin e Manchester United, Dean Henderson.
22-vjeçari është në sezonin e dytë në formë huazimi te Sheffield United, aty ku ka impresionuar të gjithë duke mbajtur nëntë herë portën e paprekur, transmeton portali arbresh.info.
Henderson është një ndër portierët që mund ta përfaqësojë Kombëtaren e Anglisë në Euro 2020, por duhet të jetë në ndonjë klub të madh në mënyrë që ta fitojë besimin e trajnerit, Gareth Southgate.
Sipas The Mail, Chelsea dhe Tottenham janë duke përgatitur oferta për ta transferuar në fund të sezonit.

Mirëpo, dy klubet angleze duhet të mposhtin PSG në garë për anglezin, sepse “Parisienët” nuk janë të kënaqur me Keylor Navas dhe kërkojnë një tjetër gardian.
Henderson është duke garuar me portierin e Burnley, Nick Pope dhe të Liverpool, Alisson Becker për Dorëzen e Artë./arbresh.info.
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...