Në javën e 12-të të Ligue 1, Lyon ka pësuar në fund ndaj Paris Saint-Germain-in në një ndeshje dramatike që përfundoi me rezultat 3-2.
PSG e nisi më mirë takimin. Në minutën e 26-të, pas një kombinimi të bukur në zonë, Warren Zaire-Emery u gjend në vendin e duhur dhe e dërgoi topin në rrjetë për 1-0.
Reagimi i vendasve erdhi menjëherë. Në minutën e 30-të, pas një veprimi individual të shkëlqyer, Afonso Moreira e mposhti portierin Chevalier dhe ngushtoi rezultatin në 1-1.
Vetëm disa minuta më vonë, në të 33-të, pas një gabimi në mbrojtjen e Lyonit, Khvicha Kvaratskhelia përfitoi dhe e dërgoi topin në rrjetë me një goditje precize nga skaji i zonës – 2-1 për PSG-në.
Në pjesën e dytë, Lyon vazhdoi të kërkonte barazimin dhe u shpërblye në minutën e 50-të, kur Tyler Morton asistoi bukur për Ainsley Maitland-Niles, i cili e mposhti portierin me një parabolë elegante për 2-2.
Kur dukej se Lyon do të siguronte një pikë të vlefshme, PSG reagoi fuqishëm. Në minutën e 78-të, nga një goditje këndi, topi u harkua në zonë dhe João Neves u ngrit më lart se të gjithë, duke shënuar me kokë në cepin e sipërm të portës për 2:3 – gol që vulosi fitoren e parisienëve.
PSG u ngjit sërish në krye të tabelës me 27 pikë, dy më shumë se Marseille dhe Lens që kanë nga 25 pikë.
U.D. Presidentja Haxhiu dekretoi 17 gjyqtarë me mandat fille...
Prokuroria Speciale me aksion në tri komuna për shpronësime,...
Siguria e ushqimit dhe kontrollet për produktet e qumështit:...
Nga nesër mbyllet përkohësisht rruga “Vicianum” ...
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...