PSG ka arritur fitore të madhe me rikthim 2-3 në ndeshje ndaj Monacos, sfidë e vlefshme për rrethin e parë të play-offit në Ligën e Kampionëve.
Më mirë nisi për Moncaon kur në minutën e parë realizuan gol me Balogun, shkruan Arbresh.info.
Po i njëjti në minutën e 18-të realizoi për 2-0.
Katër minuta më vonë, Vitinha humbi një penallti. Parisi nuk u dorëxua dhe në minutën e 29-të ngushtoi rezultatin në 2-1.
Ndërkohë katër minuta para fundit, Hakimi barazoi rezultatin.
Në pjesën e dytë, Golovin u ndëshkua me karton të kuq direkt dhe la Monacon me një lojtar më pak në fushë.
Këtë e shfrytëzoi Parisi, Doue në minutën e 67-të arriti të shënoj golin e dytë personal dhe të tretën për t’i dhënë skuadrës së tij një fitore të madhe.
Ndeshja e kthimit luhet javën tjetër në ‘Parkun e Princave’./Arbresh.info
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur
Osmani sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
Parashikimi i motit për të shtunën
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...