PSG e ka fituar Kupën e Francës, duke mposhtur në finale Reimsin me rezultat bindës, 3-0.
Pas vetëm 16 minutash lojë, Bradley Barcola i kaloi parsieinët në epërsi me asistimin e Dessire Doue.
Vetëm tre minuta kaluan dhe Barcola realizoi edhe golin e dytë, ndërsa Doue ishte po ashtu sërish asistuesi.
Barclona në minutën e 43-të ndryshoi rol, nga golashënues në asistues, për t’i kaluar topin Achraf Hakimit që realizoi për 3-0.
Pjesa e dytë ishte e mbushur me raste për gol, por që të dyja skuadrat nuk ia dolën t’i konkretizonin ato.
Kjo mjaftoi që PSG të fitojë trofeun e dytë më të madh në Francës, pas trofeut në ligë.
PSG e ka tani synimin të kompletojë trofeun, duke synuar që ta mposhtë Interin në finalen e Ligës së kampionëve që zhvillohet më 31 maj në Allianz Arena. /Telegrafi/
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...