Paris Saint Germaini është në prag për të finalizuar transferimin e mbrojtësit të Ajaxit, Matthijs de Ligt, duke mposhtur kështu Barcelonën dhe Juventusin.
Manchester United tashmë është refuzuar nga talenti holandez për shkak se ka thënë se dëshiron të luaj rregullisht në mënyrë që të vazhdojë zhvillimin e tij, transmeton portali arbresh.info.
Çmimi i tij i vendosur nga Ajaxi është rreth 80 milionë euro, prandaj Barcelona dhe Juventusi duhet të bëjnë shitje para se të investojnë në një shumë të tillë.
Bazuar në ekspertin e transferimeve Gianluca Di Marzio, agjenti Mino Raiola është në negociata të avancuara me PSG-në dhe marrëveshja mund të finalizohet brenda ditëve të ardhshme.
Kjo mund të prezantohet në të njëjtën kohë me drejtorin sportiv Leonardo, i cili u largua nga Milani me pëlqim të dyanshëm këtë muaj.
Kjo lëvizje shënon rikthimin e tij në Paris Saint Germain ndërkohë që qëllimi i tij është shpenzimi i të hollave./arbresh.info/
Haxhiu: VV-ja nëse do të kishte siguri për 80 vota s’d...
Kurti takon Presidenten e BERZh-it, flasin për forcimin e ba...
“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshjet ndëkombëta...
E konfirmon Liverpool-i, largohet Robertson