Paris Saint Germaini ka dal fitues nga derbi më interesant i xhiros së tetë në Liga 1 ndaj Bordeauxit.
Parisienët kanë siguruar fitore me rezultat të thellë 6 me 2 pasditen e së shtunës në stadiumin Parc des Princes, shkruan portali arbresh.info.
Neymar realizoi dy herë (5′) (40′), ndërsa Edinson Cavani (12′), Thomas Meunier (21′), Julian Draxler (45′) dhe Kylian Mbappe (58′) ishin autorët e golave të tjerë.

Pasi mungoi në barazimin pa gola 0 me 0 ndaj Montpellierit, Neymar u rikthye në Liga 1 duke zbuluar gjithashtu raportin me bashkëlojtarin e tij në frontë – Edinson Cavanin. Dyshja ishin përplasur javë më parë se kush duhet të jetë ekzekutuesi i penalltive dhe me paraqitjen në UEFA Ligë të Kampionëve ndaj Bayern Munichut duket se gjërat ndërmjet tyre ishin rregulluar.
Megjithatë, ishte një penallti që ishin duke e pritur të gjithë për të vërtetuar raportin e vërtetë. Diçka e tillë ndodhi ndaj Bordeauxit dhe Neymar ishte ekzekutuesi nga pika e bardhë. Ish sulmuesi i Barcelonës ishte gjithashtu asituesi i golit nga Cavani gjatë pjesës së parë të ndeshjes.
Për mysafirët realizoi Younousse Sankhare në minutën e 31′ pas asistimit nga Nicolas de Preville dhe Malcom nga pika e bardhë në minutën e 90′.
Paris Saint qëndron në krye të tabelës në Liga 1 me 22 pikë, tri më shumë se Monaco në pozitën e dytë dhe shtatë më shumë se Bordeauxit në pozitën e tretë./arbresh.info/
Plagosja në Prizren, i dyshuari arrestohet, i plagosuri jash...
Rusia e shpall Deutsche Wellen “organizatë të padëshirueshme...
AAK nesër e hap fushatën zgjedhore në ora 18:00 në Prishtinë
Osmani udhëton në Bruksel, përfaqëson Kosovën në Samitin e L...
Nga elektronika tek ushqimi: Kosova shpenzoi gati 900 milion...
Sllovaki, vullnetarët pastrojnë mbeturinat e grumbulluara në...