Ashtu sikur një vit më parë, kur Kampionati Botëror ishte shumë afër, ishte stafi mjekësor i Brazilit që mori vendim në lidhje me lëndimin e Neymar, por këtë herë do të jetë Paris Saint Germaini që do të vendos për fatin e tij, megjithëse Rodrigo Lasmar, doktori i skuadrës kombëtare të Brazilit, ka udhëtuar për të ekzaminuar gjithashtu yllin brazilian, i cili theu kockën e pestë të këmbës së të djathtë, thyerje e njëjtë me atë të vitit 2018 si pasojë e të cilës humbi pjesën e mbetur të sezonit.
Megjithatë, Neymar dhe rrethi i tij këtë herë ia kanë lënë në duar klubit të superyllit – PSG-së vendimin për të shkuar apo jo në dhomën e operacionit, transmeton portali arbresh.info.
Tashmë është e njohur që Neymar do të jetë jashtë fushës deri në fund të muajit mars dhe si pasojë e kësaj do të humbas dy ndeshjet e xhiros së 1/8-ës kundër Manchester United në Ligë të Kampionëve, gjë për të cilën edhe u transferua gjatë verës së vitit 2017 për një tarifë prej 222 milionë euro.
Por, në rast se ish lojtari i Barcelonës operohet, periudha e mos aktivitetit të futbollistit do të shkojë nga tre në katër muaj dhe kështu sulmuesi do t’i thoshte lamtumirë këtij sezoni.
Një evidencë e re nga Neymari dhe vendimi nëse do të jetë apo do të tejkalojë dhomën e operacionit do të bëhet i ditur nga PSG të enjten./arbresh.info/
Mungesa e institucioneve bllokoi 882 milionë euro nga Plani ...
Kurti uron shqiptarët e “Shame and Money” që fituan çmimin k...
Hoxha: Inteligjenca ushtarake serbe e përfshirë në sulmin në...
AUV njofton se ka hequr nga tregu dy produkte Aptamil për fo...
Shpëton shëndosh e mirë i riu nga Hani i Elezit, e konfirmon...
Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja