Google ADS

Pse mungoi Lionel Messi në stërvitjen e sotme të Argjentinës?

20:49 | 18 Nëntor 2022
E.H

Skuadra argjentinase zhvilloi seancën e dytë përgatitore në Doha, me vetëm një çerek ore para mediave dhe pjesën tjetër pas dyerve të mbyllura, por pa praninë e Leo Messit, i cili qëndroi brenda ambienteve të Universitetit të Dohas së bashku me gjashtë anëtarë të tjerë të skuadrës së Lionel Scalonit.

Shtatë lojtarë humbën stërvitjen këtë të premte.

Përveç Messit, Leandro Paredes, Rodrigo de Paul, Nicolas Otamendi, Angel Di María, Lisandro Martinez dhe Juan Foyth nuk dolën në fushë për të nisur ditën e përgatitjes. Ata qëndruan jashtë, shkruan telegrafi.

Pjesa tjetër e anëtarëve të skuadrës Albiceleste, në pritje të ardhjes së Ángel Correa dhe Thiago Almada, të thirrur në minutën e fundit për të mbuluar të lënduarit Nico Gonzalez dhe Joaquin Correa janë rrugës për në Katar, u stërvitën në fushë.

Këta lojtarë u pushuan dhe morë pjesë vetëm në njërën stërvitje nga dy sa ishin sot.

Megjithatë, në stërvitje morën pjesë katër lojtarët që ishin në dyshim për shkak të dëmtimeve të ndryshme.

Marcos Acuna, Cristian Romero, Paulo Dybala dhe Lautaro Martínez, morën pjesë në stërvitjen e sotme dhe ushtruan normalisht.

Argjentina nuk do të bëjë më lëvizje në skuadrën e saj dhe me ardhjen e Ángel Correas dhe Thiago Almada, skuadra e Scalonit do të jetë finale për Botërorin Katar 2022.

Shpërndaje në rrjete sociale