Probleme te Argjentina, pritet të mungojnë 4 lojtarë ndaj Kroacisë

10:17 | 12 Dhjetor 2022
Emir Abduramani

Ndeshja e gjysmëfinales nesër ndaj Kroacisë, duket se po e gjen Argjentinën në ‘hall’ nga mungesat e lojtarëve.

Trajneri Lionel Scaloni, përvec Acunas dhe Montiel që do të mungojnë për shkak të kartonëve, me gjasë nuk do të mund të llogaritë as në mesfushorin Rodrigo De Paul dhe sulmuesin e krahut, Angel Di Maria.

Di Maria dhe De Paul raportohet se kanë pësuar lëndime në stërvitje dhe janë në dyshim për gjysmëfinalen e madhe ndaj kroatëve.

Andaj, kjo situatë e ka detyruar Scalonin që në stërvitje të provojë formacione të reja, në mënyrë që të mos ketë probleme me këto mungesa, që janë mjaft të rëndësishme për ekipin e tij./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale