Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet me mall të kontrabanduar në Mitrovicë të Veriut.
Sipas njoftimit, më 25 janar rreth orës 15:20, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Mitrovicë Veri kanë ndaluar për kontroll një automjet me targa vendore në rrugën “Knjaz Milosh”.
Gjatë kontrollit, në automjet është gjetur një sasi pantallonash, për të cilat drejtuesi i automjetit, me inicialet E.G., nuk ka prezantuar dokumentacionin përkatës.
Rasti, sipas procedurave ligjore, është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Doganën e Kosovës.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë me kontrolle të rregullta për parandalimin e kontrabandës dhe ka ftuar qytetarët të raportojnë çdo veprim të dyshimtë në numrin 192 ose në stacionin më të afërt policor./Arbresh.info
Netanyahu i tronditur nga sulmi ndaj Trumpit
Darka e Presidentit Trump me gazetarët, autori qëlloi ndaj n...
Kreu sulm me armë ku ndodhej Donald Trump/ Autori, mësues dh...
Eurodeputeti holandez shpreson për sinjale pozitive nga pesë...
Sulmoi një person në Prishtinë, arrestohet i dyshuari
“Do të ishte e jashtëzakonshme” – Fernandes dëshiron ta kuro...