
Screenshot
Golden Eagle Ylli ka arritur fitore me rikthim ndaj Vëllaznimit, duke e mposhtur në xhiron e 17-të me rezultat 90-86.
Gjakovarët e nisën takimin më mirë duke e mbyllur pjesën e parë me gjashtë pikë epërsi 40-46, shkruan Arbresh.info.
Por në krye me Scott Bamforthin, Ylli u rikthye fuqishëm dhe nga minusi në gjashtë në fund e mbylli me plus katër.
Më i dalluari tek suharekasit ishte Scott Bamforth me 25 pikë. Lojë të mirë bëri edhe Huffman që luajti me 17 pikë e 10 kërcime.
Tek Vëllaznimi me nga 22 pikë luajtën Hellemsi dhe Reid.
Pas kësaj fitore Ylli ka tetë gjitshej krahas nëntë humbjeve, derisa Vëllaznimi pësoi humbjen e 12 teksa ka edhe pesë fitore.
Ndeshjen e ardhshme Ylli e luan në Mitrovicë ndaj Trepçës kurse Vëllaznimi takohet me Borën./Arbresh.info
Ambasada gjermane: Po e përcjellim Kuvendin, presim që palët...
Marrëveshje me SHBA dhe Greqinë për gazin, Rama: Shqipëria, ...
Prokuroria: Ndalohen dy persona për krime kibernetike me për...
Ministri Muja merr vendim për paketë masash për mbrojtjen e ...
Ndërpitet seanca për Presidentin, vazhdimi në ora 19:00
Konjufca pranon raportin e BE-së për zgjedhjet