Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Izrael, ku ndalesa e parë ka qenë Nova Site, një vend simbolik i kthyer në hapësirë reflektimi pas ngjarjeve tragjike që tronditën vendin.
Në një postim në Facebook, Rama e përshkroi Nova Site si “një vend që kumbon pa fjalë”, duke theksuar se mes humbjeve rrëqethëse, një pyll festash është shndërruar në një tempull reflektimi për jetën, urrejtjen dhe çmimin e paqes.
Kryeministri vuri në pah simbolikën e vendit dhe mesazhin që ai përcjell, duke nënvizuar rëndësinë e kujtesës, respektit për viktimat dhe domosdoshmërinë e paqes.
Postimi i plotë:
Nova Site, Izrael
Stacioni i parë në Izrael – një vend që kumbon pa fjalë
Mes humbjeve rrëqethëse, një pyll festash i kthyer në një tempull reflektimi për jetën, urrejtjen dhe çmimin e paqes
Trumpi i quan aleatët e NATO-s “frikacakë” për mungesë mbësh...
Takimi në DASH, Vulaj kërkon rol udhëheqës të SHBA-së në dia...
Lufta në Iran, bie ndjeshëm çmimi i arit
KFOR: Ishim të njoftuar nga ushtria serbe, s’janë kërcënim p...
Trupat e tre viktimave nga rasti tragjik në Austri nisen për...
Hoxhaj thotë se është koha për një model të ri bashkëpunimi ...