Proton Cable Prizreni shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj Vëllaznimit me shifrat 80:70 (17:21, 19:16, 24:16, 20:17), në javën e 11-të të ProCredit Superligës.
Në çerekun e parë mysafirët për një nuancë ishin më të mirë, 17:21, derisa e kundërta ndodhi në atë të dytë, 19:16, për të shkuar në pushim me rezultat 36:37.
Dallimi vendimtar u bë në periudhën e tretë, ku prizrenasit ishin shumë më të mirë, 24:16, derisa në dhjetë minutat e fundit, të dy skuadrat luftuan deri në fund për fitore, duke dhënë maksimumin, pasi ishte sfidë shumë e rëndësishme, derisa Proton Cable Prizreni arriti të triumfojë me dhjetë pikë dallim, 80:70.
Më të mirët te vendasit ishin Lenzelle Smith me 25 pikë, dhjetë kërcime e tetë asistime dhe Darryl Jordan me 19 pikë e shtatë kërcime, kurse te mysafirët u dalluan Trey Anderson me 16 pikë e 12 kërcime dhe Michael Nuga me 15 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime.
Proton Cable Prizreni ka tri fitore e tetë humbje, ndërsa Vëllaznimi katër fitore e shtatë humbje.
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...