Prizreni 16 ka shënuar fitore ndaj Teutës së Durrësit me rezultat 109:97 (23:33, 30:19, 24:24, 32:21), në kuadër të xhiros së gjashtë në Ligën Unike.
Mysafirët e nisën ndeshjen shumë më mirë, duke qenë në epërsi të vazhdueshme, ndërsa epërsinë më të lartë e kishin 14 pikë, 14:28, ndërsa çereku i parë përfundoi 23:33. Kundërpërgjigja e vendasve nuk vonoi shumë, duke shkrirë epërsinë dhe kaluan në epërsi 43:42, e më pas edhe 51:44, kurse pjesa e parë përfundoi me shifrat 53:52.
Perioda e tretë ishte tërësisht e barabartë ku asnjëra nuk arrinte shkëputjen, ndërsa epërsia më e lartë ishte pesë pikë nga durrësakët, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 77:76, duke i bërë dhjetë minutat e fundit të ndeshjes shumë interesant. E, në çerekun e fundit më të mirë ishin prizrenasit, që triumfuan në fund me shifrat 109:97.
Prizreni 16 ka katër fitore dhe dy humbje, ndërsa Teuta tri fitore dhe tri humbje.
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...