Prizreni 16 ka shënuar fitore ndaj Trepçës në udhëtim me rezultat 80:94 (17:29, 22:19, 20:16, 21:30), në kuadër të javës së 16-të në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.
Pas një fillimi të baraspeshuar, te rezultati 10:10, mysafirët hyjnë në një seri prej 0:10, për tu shkëputur në 10:20 dhe ishin më të mirë në çerekun e parë, të cilin e fituan 17:29.
Vendasit e nisën më mirë periudhën e dytë, për të shkrirë epërsinë në shtatë pikë, 27:34, por prizrenasit sërish shkëputen në 15 pikë, 31:46, ndërsa pjesa e parë përfundon me shifrat 39:48.
Lojë shumë interesante u zhvillua në periodën e tretë, me mitrovicasit që bënë rikthimin e madh, duke afruar shifrat në 53:54, duke u dhënë shpresa tifozëve vendas, por më pas basketbollistët mysafirë sërish për një nuancë ishin më të mirë, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 59:64.
Pavarësisht përpjekjeve të vendasve që dhanë maksimumin në parket, mysafirët me tentime të sakta për tri pikë u shkëputën dhe triumfuan me rezultat 80:94.
Te mitrovicasit u dalluan Ryan Whright me 17 pikë e 11 kërcime dhe Taurus Cockfield me 18 pikë e pesë asistime, kurse te prizrenasit u dalluan Courtney Fells me 31 pikë e 14 kërcime dhe Arti Hajdari me 23 pikë e katër kërcime.
Trepça ka 10 fitore dhe gjashtë humbje, kurse Prizreni 16 ka 10 fitore e pesë humbje./Arbresh.info
Çeku: Hapet thirrja për bursat STEM për vitin 2025/26
Putini thotë se “i hodhi një sy” letrës së Zelenskyt, por nu...
Rama në Zvërnec: Çështjet e pronës i vendos gjykata, jo qeve...
Kurti: Fokus në luftën kundër korrupsionit dhe shtet të drej...
Ukraina godet pesë anije në Detin e Azovit, konfirmon edhe s...
Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohe...