Prishtina e ka zyrtarizuar përforcimin e radhës në afatin kalimtar, duke arritur marrëveshje me mesfushorin boshnjak Harun Karic.
Futbollisti njëzet e tre vjeçar pritet të sjellë më shumë kreativitet dhe stabilitet në mesfushën bardhekaltër.
Së fundmi, Karic ka qenë pjesë e elitës së futbollit në Kirgistan, ku ka luajtur për ekipet Bars dhe Abdysh-Ata Kant. Me këto skuadra, ai ka fituar titullin e kampionit dhe Superkupën, duke lënë gjurmë pozitive në karrierën e tij.
Më herët, Karic ka luajtur edhe për klube të njohura në rajon, si NK Lokomotiva në Kroaci, si dhe Željezničar, Tuzla City dhe OFK Gradina në Bosnje dhe Hercegovinë. Po ashtu, ai ka përfaqësuar Bosnjën dhe Hercegovinën në grupmoshat U19 dhe U21.
Në deklaratën e tij të parë si lojtar i Prishtinës, Karic është shprehur i lumtur për transferimin duke premtuar angazhim maksimal për ekipin. “Me vjen shumë mirë që jam bërë pjesë e këtij klubi. Është një nder i madh për mua të vesh fanellën e Prishtinës. Do të jap maksimumin në çdo stërvitje dhe në çdo ndeshje për ta ndihmuar ekipin të arrijë objektivat. Me padurim pres të luaj para tifozëve tanë dhe të përjetoj atmosferën në stadium”, ka thënë ai./rtk
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...