Sigal Prishtina të mërkurën (ora 19:00) do të përballet me Apoel Nicosia në ndeshjen e parë të grupeve për këtë edicion në FIBA Europe Cup.
Bardhekaltrit janë përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje, si dhe për edicionin e ri në FIBA Europe Cup.
Pjesë e këtij grupi janë edhe Ventspils e Letonisë dhe medi Bayreuth e Gjermanisë.
Prishtina edicionin e kaluar fitoi titullin në Kosovë, Kupën dhe Superkupën, derisa gjithashtu edicionin e kaluar arriti suksesin më të madh në FIBA Europe Cup, duke arritur në Top 16, kurse hera e parë që mori pjesë në këtë garë ishte viti 2015.
Apoel ka përfunduar në vendin e tretë edicionin e kaluar në Ligën e Qipros, derisa ylli i grupit është Dardan Berisha i Sigal Prishtinës.
Kampionët e Kosovës shpresojnë të kenë një edicion sa më suksesshëm në FIBA Europe Cup. Prishtinasit morën pjesë edhe në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.
Sigal Prishtina-Apoel Nicosia zhvillohet të mërkurën nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit
Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët ...