Sigal Prishtina është nikoqire e Vëllaznimit në kuadër të çerekfinales së parë të play-offit në Superligën e Kosovës në basketboll.
Takimi nis nga ora 19:00 dhe zhvillohet në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në kryeqytet, shkruan Arbresh.info.
Prishtina sezonin e rregullt e mbylli në pozicionin e tretë me 17 fitore e 11 humbje teksa gjakovarët patën 13 fitore e 15 disfata.
Gjatë sezonit të rregullt në Superligë këto dy skuadra u përballen katër herë mes vete ku secila prej tyre ka nga dy fitore.
Në këtë fazë skuadra e cila arrin dy fitore e para kualifikohet në gjymsëfinale aty ku e pret kampionia në fuqi, Trepca./Arbresh.info
Qeveria miraton pagën e 13-të për sektorin publik
Kurti: Me Macronin folëm për rrugën e Kosovës drejt anëtarës...
Kurti premton sërish: Nëse Kosova fiton nesër, edhe 1 milion...
Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për fitoren e Dardanëve...
Konfiskohet djathë pa dokumente në Leposaviq
Arrestohen tre të dyshuar për rrahje mes vete, njëri u ther ...