Superliga e Kosovës në Basketboll po vazhdon të dhuroj spektakël, pas dy super përballje të mbrëmshme, në takim sot janë edhe dy ndeshje tjera.
Vëmendja kryesore është në kryeqytet, në ndeshjen ndërmjet dy rivalëve të vjetër Sigal Prishtinës dhe Bashkimit, shkruan Arbresh.info.
Ndeshja luhet në “Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve”, me fillim nga ora 16:00.
Të dy skuadra kanë nga tre fitore dhe një humbje, ndërsa sot njëra nga këto do pësoj humbjen e dytë.
“Bardhekaltërit” të vetmen humbje e kanë nga Trepça, teksa “Arpagjikt” humbjen e vetme ia ka shkaktuar Istogu befasisht.
Xhiron e kaluar Prishtina mposhti Yllin, teksa Bashkimi fitoi derbin e qyteti ndaj Proton Cable Prizrenit.
Dueli tjetër është ndërmjet kampionit Pejës dhe skuadrës së inkuadruar në elitë Istogut.
Peja është e ende e pamposhtur pas katër sfidave dhe sot kërkon të qoj serinë e sahj në 5-0, ndaj një Istogu i cili ka vetëm një fitore dhe tre humbje.
Padyshim kampionët janë favorit për këtë duel edhe pse pritet të luajnë pa tandemin Shoshi-Qallaku.
Ndeshja nis me fillim nga ora 20:30, në palestrën “Karagaçi”, në Pejë./Arbresh.info/
Sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt
Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 18 gradë
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt