Prishtina ka regjistruar fitore në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e sotme (e mërkurë) kundër Gjilanit.

Skuadra nën udhëheqjen e Mirel Josas ka rrembyer tri pikë të plota me fitoren minimale 1 me 0 në takimin e zhvilluar si nikoqir në stadiumin Fadil Vokrri, raporton portali arbresh.info.

Nënkampioni i Kosovës dominoi gjatë gjithë ndeshjes duke rrezikuar vazhdimisht portën e mysafirme me sulme të njëpasnjëshme si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën.

Gjatë 45 minutave të rastet më të mira i kishin Meriton Korenica dhe Ergyn Ahmeti, ndërsa në fraksionin e dytë bartësi i fanellës me numër 9, Khalid, goditi shtyllën (71′).

Goli i vetëm dhe vendimtar i ndeshjes erdhi në minutën e 79′. Diar Miftaraj zhbllokoi shifrat përfundimisht duke realizuar me kokë për 1 me 0.
Kjo është fitorja e tretë e Prishtinës brenda këtij edicioni, ndërsa për Gjilanin kjo është disfata e dytë pas vetëm pesë xhirove deri tani në Superligë. /arbresh.info/

Daniel Serwer pas shkarkimit të Grenellit nga “Kennedy...
Si rrezikohen Kosova dhe Ballkani nga lufta në Lindjen e Mes...
Serbia mirëpret kompromisin e Kurtit për Ligjin për të Huajt...
Shqipëria prezanton në OKB progresin në barazinë gjinore
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...