Prishtina ka triumfuar në udhëtim te Ulpiana në kuadër të javës së 34-të në BKT Superligën e Kosovës me rezultat 3-0.
Pas më shumë se gjysmëore lojë, mysafirët kaluan në epërsi, pas një angazhimi të madh deri në këta minuta.
Pjesa e parë përfundoi me këtë gol të vetëm, ndërsa në të dytën u shënuan edhe dy të tjetra.
Ishte minuta e 53-të e takimit kur Besnik Krasniqi asistoi për Sadam Sulley, që realizoi për 2-0.
Deri në fund, bardhëekaltrit nuk u dorëzuan dhe shënuan për 3-0 në minutën e 71-të.
Me këtë fitore, Prishtina ka bërë një hap të madh në luftën për t’i ikur barazhit, duke u renditur kështu në vendin e pestë, ndërsa Ulpiana tashmë e rënë në Ligën e Parë gjendet në të parafundit me 24 sosh.
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata
Putin thotë se Rusia “ka ide” si të zgjidhet çështja e NIS-i...
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritjet në Jarinje deri në 2...
I kapen mbi 10 mijë euro një udhëtari në Aeroport, paratë i ...
Kurti të dielën tubim në Hajvali në shkollën “Shkëndija”