Përfundoi me fitoren e Prishtinës, derbi i javës së 30 të Superligës së Kosovës.
Ndeshja e sotme midis Dritës dhe Prishtinës ka përfunduar me rezultatin 2-1 në avantazh të “bardhekaltërve”, të cilët morën tre pikë shumë të rëndësishme në luftën për titullin e kampionit.
Drita kaloi në epërsi në minutën e 21’ me golin e Haxhimusas kurse Krasniqi barazoi shifrat në minutën e 37’.
Kështu përfundoi edhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Prishtina e kërkoi më me ngulm fitoren dhe e arriti atë pas realizimit të golit të përmbysjes në minutën e 71’, nga Krasniqi.
Pas kësaj përballje, Drita mbetet kryesuese e tabelës me 64 pikë kurse Prishtina është në vendin e dytë me 63 pikë./arbresh.info/
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...
Kosova bëhet edhe me një parti të re
E dhimbshme, varrosen babai dhe dy fëmijët që vdiqën dje tra...