Prishtina nuk fiton as ndaj Vëllaznimit, takim ky që u mbyll pa gola, sot në kryeqytet në kuadër të xhiros së 23-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në futboll.
Ballafaqimi mes prishtinasve dhe gjakovarëve, ka dhënë lojë të dobët, me pak raste dhe asnjë gol të shënuar. Skuadra e Bylbyl Sokolit pas këtij barazimi zbeh mjaft shumë gjasat në garën për titull të kampionit, derisa Vëllaznimi shkëputi një pikë të rëndësishme në garën për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit tonë.
Prishtina pas këtij barazimi bie në pozitën e tretë më 39 pikë të tubuara, kurse Vëllaznimi renditët në pozitën e tetë më 27 pikë./Arbresh.info/
Kuvendi thërret sonte seancë për zgjedhjen e presidentit, ka...
“Janë përdorur edhe mjetet e zërimit të palestrës për ...
Enrique para sfidës me Bayern: Asnjë skuadër nuk është më e ...
Lushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozi...
Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin lotsjellës në Kuvend...
Qeveria mban mbledhje, mori tri vendime