Sigal Prishtina ka arritur që të triumfojë në ndeshjen hapëse në Ligën Ballkanike drejt mbrojtjes së titullit, duke mposhtur Beroen me rezultat 80-73.
Ndeshja u zhvillua e balansuar nga fillimi i takimit, me vendasit që kishin epërsi të lehtë.
Megjithatë, klubi kosovar u tregua më i mirë në pjesën e dytë dhe kjo ishte vendimtare që Sigal Prishtina të fillojë mbrojtjen e titullit të kampionit të Ballkanit me fitore, transmeton Telegrafi.
Më i miri te Prishtina ishte El-Kamin i cili shënoi 21 pikë, i pasuar nga Abukar i cili shënoi 16 pikë.
Te bullgarët shkëlqyen Zhelev dhe Gary me nga 14 pikë, por që kjo ishte e pamjaftueshme.
Prishtina kështu e nis në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në këtë sezon në Ligën Ballkanike, drejt mbrojtjes së trofeut fituar sezon më parë.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër