Prishtina ka dalë fituese në kryendeshjen e javës së dytë të Superligës së Kosovës, duke mposhtur Llapin me rezultatin 3-0, të dielën në “Fadil Vokrri”.
Bardhekaltërit treguan paraqitje solide, duke kontrolluar ndeshjen dhe duke u treguar efikasë para portës.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 38-të nga sulmuesi Ilievski, i cili shënoi golin e parë të ndeshjes, me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.
Në minutën e 58-të, Rin Ahmeti vulosi fitoren e Prishtinës, pasi realizoi saktë nga pika e bardhë për rezultatin 2-0, derisa goditjen e fundit llapjanëve ua dha Valmir Veliu në minutën e 90+7’ për rezultatin përfundimtar 3-0.
Me këtë fitore, Prishtina ngjitet në krye të tabelës me 6 pikë të plota pas dy javësh, ndërsa Llapi mbetet në kuotën e vetëm një pike, duke u renditur në vendin e tetë.
Një nisje perfekte për kryeqytetasit, të cilët synojnë titullin kampion këtë edicion./rtk
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...